Politike

U emërua ambasador në Kirgistan, Donald Lu pagoi 10 mln dollarë për lobim (KONTRATA)

7 Mars 2019, 16:13 Nga DOSJA
U emërua ambasador në Kirgistan, Donald Lu pagoi 10 mln dollarë

SHBA- Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, prej pak muajsh vijon që jetë ambasador në Kirgistan. Pas disa vitesh eksperiencë në Shqipëri, Lu u largua dhe shkoi në Kirgistan, një lëvizje jo pak e bujshme. Por duket se ky transferim i Donald Lu, pas mbarimit të mandatit në Shqipëri, nuk është bërë aq rastësisht. 

Dosja.al sjell një kontratë lobimi për ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, që më pas ka sjellë emërimin e tij ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetin e Kirgistanit.

Kompania e cila ka kryer këtë lobim është Lobbying Disclosure, e cila është shumë e njohur në SHBA. Sipas informacioneve në faqen e saj online, ka lidhje me Senatin Amerikan.

Në kontratë thuhet se të ardhurat në lidhje me aktivitetet lobuese për këtë periudhë raportuese nisnin nga 5 mijë Dollarë, ndërkohë që totali shkonte në 10 milionë Dollarë të shpenzura për lobim.

Në këtë kontratë janë dhe emra të tjerë të cilët kanë lobuar për t’u bërë ambasador, ose për të marrë pozicione të rëndësishme në adminsitratën e SHBA. Lobimi për çështjen e Donald Lu lidhen me emërimin e tij si Ambasadori i SHBA në Kirgistan.

Po ashtu në kontratë shihen edhe çështje që lidhen me pranimin në Bashkimin Evropian për Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje dhe Herzegovinën.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasador ne kirgistan donald lu kontrata e lobimit zbulohet kontrata ambasador ne kirgistan donald lu kontrata e lobimit zbulohet kontrata

Sondazh

Poll