Politike

Protesta e 16 marsit, Basha-strukturave: Duhet pjesëmarrje maksimale

7 Mars 2019, 21:25 Nga DOSJA
Protesta e 16 marsit, Basha-strukturave: Duhet pjesëmarrje maksimale

TIRANË- Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozita do të zhvillojnë protestën kombëtare në datën 16 mars, e cila është lajmëruar më herët.

Dosja.al ka zbardhur sot urdhrin e Sekretartit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhit dhe kryetarit, Lulzim Basha të cilët u kanë dërguar një letër të gjithë kryetarëve të degëve në rrethe, por dhe strukturave të tjera në lidhje me protestës.

Në dokument shihen 6 urdhëra për strukturat, ku fokusi ësthë ëpr njoftimin e njerzve dhe organzimin në çdo degë. Po ashtu kërohet pjesëmarrje maksimale në këtë protestë, e cila ësthë quajtur kombëtare.

UDHËZIMI I PLOTË

 “Mbi zhvillimin e protestës së datës 16 Mars 2019”.

i.1.          Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni, dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në Protestën e Madhe në Tiranë, apo në protestat lokale.

i.2.          Ndarja e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë. Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh.

i.3.          Parashikimi i pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 Mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët.

i.4.          Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët.

i.5.          Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega.

Opozita e bashkuar, prej datës 18 shkurt ka nisur protestat të cilat janë zhvilluar në Tiranë dhe në rrethe të tjera, dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas propozimit të Bashës deputet e opozitës kanë djegur dhe mandatet, dhe janë shprehur për zgjedhje të parakohshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites gazmend bardhi lulzim basha protesta 16 mars urdhri i bashes djegia e mandateve te opozites gazmend bardhi lulzim basha protesta 16 mars urdhri i bashes

Sondazh

Poll