Politike

Vizita e Danielsson, Soreca apel palëve politike: Dëgjojeni ftesën për dialog, mision kombëtar

7 Mars 2019, 15:40 Nga DOSJA
Vizita e Danielsson, Soreca apel palëve politike: Dëgjojeni

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca iu bën apel palëve politike që të kuptojnë ftesën e bërë nga drejtori i Zgjerimit, Christian Danielsson. Soreca thotë se zyrtari i BE ka përsëritur ftesën për një dialog mes qeverisë dhe opozitës.

“Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar. Danielsson përfundoi një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në Tiranë”-thotë Soreca.

Ditën e sotme, Christian Danielsson vizitoi Shqipërinë dhe takoi palët kryesore politike në vend. Danielsson bëri thirrje për dialog, megjithëse sipas tij, ende nuk ka asnjë shenjë për dialog mes qeverisë dhe opozitës.   Vizita e Danielsson në Tiranë vjen pak ditë pas protestës dhe djegies së mandateve nga opozita. Opozita dogji mandatet duke e lenë vendin vetëm me mazhorancë ndërkohë që kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke ofruar vetëm dialog. Nga ana tjetër, PD dhe partitë aleate kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christian danielsson dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites luigi soreca qendrimi i nderkombetarever christian danielsson dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites luigi soreca qendrimi i nderkombetarever

Sondazh

Poll