Politike

PD shtrin protestat edhe jashtë Shqipërisë: Të dielën para ambasadës në Athinë

7 Mars 2019, 19:29 Nga DOSJA
PD shtrin protestat edhe jashtë Shqipërisë: Të dielën

ATHINË- Ndërsa kanë mbetur më pak se 10 ditë nga protesta e paralajmëruar për tu mbajtur më 16 mars nga opozita, Partia Demokratike ka vendosur që ta shtrijë protestën edhe jashtë kufijve.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Degës së PD-së, në Greqi Fatmir Gjoci, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë në shtetin fqinj, që të mblidhen në datë 10 mars në orën 11:00 përpara ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë Rama.

“Të dashur bashkëatdhetarë! Ditën e diel me datë 10 mars ora 11:00, protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Japim mesazhin tonë qeverisë së ‘KRIMIT’ me në krye Edi Rama, në lidhje me situatën e rënduar në Shqipëri! Ju mirëpresim!”, – shkruan Gjoci.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar për protesta para Kuvendit në çdo seancë parlamentare, që sipas liderit Lulzim Basha do të kulmojnë me atë të 16 marsit para Kryeministrisë deri në largimin e Ramës. Vendimi u mor pas ndryshimit të ditës kur mbahet seanca plenare nga kryetari Gramoz Ruçi. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve protestat e opozites protestë në greqi djegia e mandateve protestat e opozites protestë në greqi

Sondazh

Poll