Politike

“Pa LSI s’ka shitblerje votash”, Vasili-Ramës: Pa ty Shqipëria do të kishte një budalla më pak

7 Mars 2019, 18:45 Nga DOSJA
“Pa LSI s’ka shitblerje votash”, Vasili-Ramës: Pa ty

Tiranë- Kryetari i grupit parlamentar të PArtisë Socialiste Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të bërë nga kryeministri Edi Rama nga Facebook-u.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili e quan kryeministrin budalla, frikacak e të sëmurë.

“Pa Edi Ramen Shqiperia do te kishte

nje budalla me pak,

nje frikacak me pak,

nje te semure nga hajdutlleku me pak,

nje shkollepak me pak,

nje gore me pak

dhe me kryesorja:

nje SOJZËZ me pak”, – shprehet Vasili.

Ndërsa paralajmëroi opozitën se do të pësonin humbje të thellë në zgjedhje, Rama duke iu drejtuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh se po të mos kishte LSI nuk do të kishte shitblerje serioze të votës. (Lexo këtu)

“Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI. Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq”, – tha ndër të tjera Rama.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pa lsi s'ka shitblerje votash petrit vasili vasili quan ramën budalla edi rama pa lsi s'ka shitblerje votash petrit vasili vasili quan ramën budalla

Sondazh

Poll