Aktualitet

“S’ja thoja dot që e bija s’do jetonte”, Rama kujton takimin me të atin e Xhesikës: S’kishte shpresë për të

30 Nëntor 2019, 17:56 Nga DOSJA
“S’ja thoja dot që e bija s’do jetonte”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kutjuar edhe njëherë takimin që pati mëngjesin e dotës së sotme me Ilia Biqikun, babain e Xhesikës, viktimës së 51 nga tërmeti i tmerrshëm. Në takimin që pati me ambasadorët në Pallatin e Brigadave, Rama u shpreh se e dinte që 20-vjeçarja nuk do ia dilte dot, por që këtë lajm të hidhur s’ja thoshte dot të atit.

E dija që ajo nuk do ia dilte dot. Xhesika vdiq ditën e sotme, duke e çuar numrin e viktimave në 51, dhe pas diskutimit që pata me mjekët, e dija që s’do ia dilte dot. Takova të atin sot paradite por nuk ja thoja dot këtë lajm të hidhur,”- tha Rama.

Babai i Xhesika Biqikut, viktimës së 52 nga tërmeti i tmerrshëm iu lut kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, pak orë para se e bija të ndërronte jetë. Teksa Rama ishte në zonën e Kombinatit, Ilia Biqiku iu drjetua kryeministrit dhe iu lut t’ja çonin vajzën në Itali.

Ndërsa Rama i dha fjalën duke i thënë se e kishte me merak vajzën e tij, si të ishte e vetja. Por pak orë më vonë, shpresat u shuan për Xhesikën që i ra një tullë në kokë, teksa dilte nga pallati ku banonte në Kombinat dhe e reja ndërroi jetë.

20-vjeçarja ishte parashikuar të nisej me helikopter drejt Italisë që dy ditë më parë, por gjendja e saj e rënduar e vështirësoi këtë proçes. Pasi mjekët italianë panë gjendjen e saj u shprehën se lëvizja më e vogël do të ishte fatale për jetën e Xhesikës.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 xhesika biqiku edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 xhesika biqiku

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 14:30

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të ...