Aktualitet

Tërmeti/ BE-ja zbarkon të mërkurën në Tiranë, von Der Leyen: Fola në telefon me Ramën, kam respekt për shqiptarët

30 Nëntor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Tërmeti/ BE-ja zbarkon të mërkurën në Tiranë, von

TIRANË– Komisionieri slloven i Menaxhimit të Krizave në BE Janez Lenarçiç ka vendosur që të mërkurnë e javës që vjen të vijë në Shqipëri, disa ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja e re Komisionit Europian Ursula von Der Leyen shkruan se ka respekt për shqiptarët dhe për mënyrën se si e kaloi situatën e tërmetit.

Presidentja tregon gjithashtu se ka folur në telefon me kryeministrin Edi Rama dhe se nëpërmjet tij është informuar për gjendjen e vështirë në Shqipëri.

 “Janez Lenarçiç do të udhëtojë në Shqipëri të mërkurën. I kam kërkuar të më informojë vazhdimisht për situatën. Sapo fola me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili më tregoi për situatën e vështirë në vend pas tërmetit. Kam një respekt të madh për popullin shqiptar, i cili është treguar i qetë pavarësisht kushteve të rënda. Dua t’i sigurojë shqiptarët se BE-ja është pranë tyre me dhimbje dhe veprim,”-shkruan Von Der Leyen.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet janez lenarçiç tragjedia e 26 nentorit 2019 ursula von der leyen janez lenarçiç tragjedia e 26 nentorit 2019 ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 14:30

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të ...

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...