Aktualitet

Zbulohet EMRI/ Ky është pronari i servisit të BMW që u kap me Zogun e Tironës në hotel, 47-vjeçari i apasionuar pas bisha

30 Nëntor 2019, 15:26 Nga DOSJA
Zbulohet EMRI/ Ky është pronari i servisit të BMW që u kap

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me personat e përfshirë në skemën e prostitucionit ku rolin e tutorit e kishte Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Mësohet se 47-vjeçari laçjan që u gjet në të njëjtën dhomë në hotelin “Autostrada” me Nikajn, për të cilin Gjykata ka caktuar 15 ditë burg, është Artur Gjini.

Gjini u arrestua në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit, në të njëjtën dhomë me Hermes Nikajn dhe 20-vjeçaren e identifikuar si Denisa Neli. Siç shihet edhe nga fotot e siguruar nga Dosja.al, 47-vjeçari nuk mund të dilte jashtë parashikimeve për jetën e tij luksove.

Si çdo laçjan i fiksuar pas makinave të shtrenjta dhe bishave luksoze, Artur Gjini e shijonte jetën në maksimum me çanta firmato, hapje shishesh në klube të ndryshme të Tiranës dhe dreka e darka nëpër restorante të ndryshme.

Bazuar në postimet e bëra nga vetë Gjini në rrjetet sociale, 47-vjeçari shihet që zotëron edhe një pikë servisi për automjetet e llojit “BMW”. “X6”-t e rreshtuara brenda dhomave të servisit duket se e bëjnë Gjinin mjaft krenar për arritjet e tij, teksa krahas shumë makinave shkruan: Për qejfin tim, me një tjetër fiksim.

Tashmë Gjini ndodhet i arrestuar bashkë me ‘Zogun e Tiranës’, të cilët vetëm pak ditë më parë ndanë një dhomë hoteli bashkë. Ditën e sotme, gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Ai do të ballafaqohet me pronarin e servisit dhe me 20-vjeçaren Neli për të shpjeguar gjithçka mbi skemën e prostitucionit për të cilën akuzohen.

Para gjyqtares Shefkia Demiraj, e cila caktoi 15 ditë burg për Nikajn dhe liroi parukierjen Anjeza Bena (e shoqëruar gjithashtu si e përfshirë në të njëjtën skemë), Nikaj tha se nuk ka shfrytëzuar askënd dhe se gjithçka bëhej me dëshirë.

Bena, u la në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata ndërkohë që në dosjen e prokurorisë, Dosja.al mëson se ajo rezulton se flet me “Zogun” për klientët dhe vajzat që do të shkojnë me ta.

Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Nga detajet e zbardhura nga Dosja.al u mësua se pjesë e klientëve të tyre kanë qenë edhe trupat diplomatike, për të cilët ende nuk dihen detaje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës artur gjini hermes nikaj hotel autostrada arrestohet zogu i tiranës artur gjini hermes nikaj hotel autostrada

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 14:30

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të ...

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...