Aktualitet

FOTO/ Katërputroshja që kërkoi nën gërmadha për trupat e shqiptarëve, njihuni me qenushen italiane që zbarkoi në vendin

30 Nëntor 2019, 17:01 Nga DOSJA
FOTO/ Katërputroshja që kërkoi nën gërmadha për

TIRANË– Qenushja që shikoni në foto quhet Foglia (gjethe) dhe është një nga katërputroshët e ardhura nga shteti italian për të kërkuar poshtë gërmadhave për trupat e shqiptarëve që ranë viktimë pas tërmetit të madh.

“European Union in Albania” ka publikuar foton e qenushes së vogël që shihet krah një punonjësi ztë zjarrfikëses që ka ardhur gjithashtu në ndihmë të shqiptarëve në këto ditë tragjedie.

Kjo është Foglia. Një qen kërkimi, që ka ardhur nga Italia në Shqipëri për të mbështetur ekipet që kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pas termeteve që goditën vendin në fillim të javës. Roli i Foglia-s dhe i pronarëve të saj është shumë i rëndësishëm.

Tre ekipe kërkim-shpëtimi prej më shumë se 200 vetash janë vendosur në Shqipëri, nëpërmjet mekanizmit tonë të mbrojtjes civile. Tani, po ndihmojmë duke iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për më shumë mbështetje me ndihma logjistike dhe inxhinierë konstruktorë,”- shkruhet krahas fotove.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet foglia qenuhaj italiane tragjedia e 26 nentorit 2019 foglia qenuhaj italiane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 14:30

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të ...

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...