Aktualitet

30 Nëntor 2019, 14:30 Nga DOSJA

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të prekurit nga tërmeti. Newsit.gr”, “CNN.gr”,Traumatico.gr” e shumë të tjerë kanë publikuar videon e Dosja.al ku shihej se si komandanti Altin Zeka, i emëruar në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, zbarkon çantat me ndihma bashkë me gruan e tij, Valbona Zeka, pedagoge në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

CNN shkruan: VIDEO-DOKUMENTAR, shefi i policisë në Rinas vjedh ndihmat për të prekurit nga tërmeti. Burrë e grua u kapën në aksion…

Në artikull shpjegohet gjithashtu skema e përdorur nga Zeka që u ndihmua nga kunati i tij Arben Taulla, zjarrfikës dhe me anë të një furgoni policia, ndihmat i dërgoi për t’i fshehur në shtëpinë e vjehrrës.

Dosja.al e raportoi dy ditë më parë ngjarjen e ndodhur në Tiranë. Në videon e filmuar dhe dërguar fillimisht në redaksinë e JOQ, shihej se si komandati Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, kishin marrë dhe dërguar  në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije të përdorura. Molto, vaj, sheqer dhe oriz ishin disa nga ushqimet e vjedhura.

Zeka, gruaja e tij dhe kunati ranë në pranga. Në dëshminë e tij Zekaj tregoi se ndihmat i donte për efektivët e tjerë në nevojë dhe se gruaja e tij ishte ofruar t’ja gjente, ndërkohë që i fshehu tek vjehrra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin zeka polici vjedh ndihmat valbona zeka altin zeka polici vjedh ndihmat valbona zeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...