Aktualitet

“Thuaj një llaf të mirë, ma ço në Itali”, babai i Xhesikës iu lut Ramës para se e bija të mbyllte sytë, fjala që i

30 Nëntor 2019, 14:52 Nga DOSJA
“Thuaj një llaf të mirë, ma ço në Itali”,

TIRANË– Babai i Xhesika Biqikut, viktimës së 52 nga tërmeti i tmerrshëm iu lut kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, pak orë para se e bija të ndërront jetë. Teksa Rama ishte në zonën e Kombinatit, Ilia Biqiku iu drjetua kryeministrit dhe iu lut t’ja çonin vajzën në Itali.

“Kam gocën në spital. Është në gjendje të rëndë tek Trauma. Erdhi doktori italian, por është rëndë. Aman, thuaju një llaf të mirë të ma çojnë në Itali. Të më mbushë goca 20 vjeç. Kam edhe gocën e madhe të sakatuar,”- dëgjohet teksa i thotë babai i të ndjerës kryeministrit.

Ndërsa Rama i dha fjalën duke i thënë se e kishte me merak vajzën e tij, si të ishte e vetja. Por pak orë më vonë, shpresat u shuan për Xhesikën që i ra një tullë në kokë, teksa dilte nga pallati ku banonte në Kombinat dhe e reja ndërroi jetë.

20-vjeçarja ishte parashikuar të nisej me helikopter drejt Italisë që dy ditë më parë, por gjendja e saj e rënduar e vështirësoi këtë proçes. Pasi mjekët italianë panë gjendjen e saj u shprehën se lëvizja më e vogël do të ishte fatale për jetën e Xhesikës.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ilia biqiku tragjedia e 26 nentorit 2019 xhesika biqiku edi rama ilia biqiku tragjedia e 26 nentorit 2019 xhesika biqiku

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 14:30

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të ...

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...