VIDEO/ “Një burrë na mori 2 mijë euro në emër të Elvis Naçit”, nëna me 4 fëmijë mashtrohet pas tërmetit
30 Nëntor 2019, 16:49Nga DOSJA
KRUJË– Familja e Shkëlqim Laçit në Borizanë, përpos problemit nga mashtrimi prej një personi me qëndrim në Suedi, tjetër problem për ta është dhe dëmtimi i banesës nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Siç dhe tregon për Faxnews bashkëshortja e Shkëlqimit, Tatjana nëna e 4 fëmijëve, familjes së saj i kanë rrëmbyer vlera monetare të cilat i janë marrë bashkëshortit të saj sapo ka mbërritur në shtetin suedez.
“Na mori një person në telefon, na tha do t’ju ndihmoj. Na tha se është i shoqatës së Elvis Naçit. I tha burrit tim se do të marrësh 2000 euro me vete. I tha që patjetër duhet t’i kesh tepër 2000 euroshit. Përveç biletës që premë, ato lekë i gjetëm me hallet tona, trokitëm derë më derë dhe mezi i gjetëm. Shkoi deri atje, kaloi me avion, mbërriti në Suedi. Sapo kaloi aeroportin, e priti një person që ne nuk e njohim”, tha Tatiana për Faxneës.
Ajo i frikësohet problemit të bashkëshortit, i cili qëndron në kryeqyetin e Suedisë, ndërsa tashmë po përjeton edhe qëndrimin e saj në barake pranë banesës nga frika e tërmeteve.
“Tani ne jetojmë vetëm, jetojmë këtu bashkë me fëmijët në magazinë. Nuk kam shtëpi se na goditi tërmeti, bëri plasaritje në shtëpi. Prandaj tani jetojmë këtu dhe presim ndonjë ndihmë”, deklaroi Tatiana.
TIRANË– Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar në rrë...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me personat e përfshirë në skemën e prostitucionit ku rolin e tutorit e kishte Hermes Nikaj, i njohur...
TIRANË– Babai i Xhesika Biqikut, viktimës së 52 nga tërmeti i tmerrshëm iu lut kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, pak orë para se e bija të ndërront...
Aktualitet30 Nëntor 2019, 14:30
GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të ...
TIRANË- Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Ai do të ballafaqohet me pronarin e servisit dhe me v...
TIRANË– Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti do të strehohen nëpër hotele! Kjo është deklarata që ka bërë vetë kryeministri Edi Rama ditët e fundit pas...
Aktualitet30 Nëntor 2019, 13:56
DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo” është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...
TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhet e ditur nëse do të rinisë mësimi në shkolla ditën e hënë apo jo. Në një...