Aktualitet

Seks në grup dhe ‘all inclusive’, gjykata lë në burg për 15 ditë ‘Zogun e Tiranës’: E bënim me dëshirë, jo me l

30 Nëntor 2019, 14:05 Nga DOSJA
Seks në grup dhe ‘all inclusive’, gjykata lë në burg

TIRANË- Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”.  Ai do të ballafaqohet me pronarin e servisit dhe me vajzën D.N, ku u gjetën nga forcat operacionale në momentin e arrestimit. Para gjyqtares Shefkia Demiraj, e cila caktoi 15 ditë burg për Nikajn dhe liroi parukierjen Anjeza Bena, Nikaj tha se nuk ka shfrytëzuar askënd. “Ne bënim marrëdhënie seksuale me dëshirën e kujtdo. Nuk kam shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën time”,-ka thënë Nikaj. 

I arrestuar më 24 nëntor 2019, Nikaj është në dorën e prokurorisë, që do të bëjë edhe ballafaqimin me biznesmenin dhe me D.N, në hotelin “Autostrada” në Tiranë.

“S’po bënim asgjë të keqe, ishim të veshur dhe po pinim. S’bënim asgjë me pagesë, vajza ishte me dëshirë”,-ka thënë Nikaj për t’u mbrojtur.

Parukierja Anjeza Bena, u la nga gjykata në ‘arrest shtëpie’. Në dosjen e prokurorisë, mëson Dosja.al, ajo rezulton se flet me ‘Zogun” për klientët dhe vajzat që do të shkojnë me ta. I liruar është edhe pronari i servisit A.Gj., dhe vajzat e akuzuara për prostitucion.

Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj hotel autostrada arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj hotel autostrada

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...