Aktualitet

Tragjedia e 26 nëntorit/ Ja dokumentet që ju duhen për t’u strehuar në hotele, ndiqni këto hapa

30 Nëntor 2019, 14:01 Nga DOSJA
Tragjedia e 26 nëntorit/ Ja dokumentet që ju duhen për t’u

TIRANË– Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti do të strehohen nëpër hotele! Kjo është deklarata që ka bërë vetë kryeministri Edi Rama ditët e fundit pas tragjedisë së 26 nëntorit, por edhe kjo procedurë kërkon disa hapa të nevojshme.

Dosja.al njofton të gjithë qytetarët që e kanë të nevojshme të strehohen në hotele që të ndjekin disa hapa. Fillimisht duhet të drejtoheni tek njësia administrative dhe të merrni një vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim.

Më pas me vërtetimin në dorë paraqituni në sportelin e bashkisë tuaj. Aty do të udhëzoheni dhe do të niseni në mënyrë të organizuar bashkë me familjarët tek një prej hoteleve që kanë zgjedhur të solidarizohen, duke hapur dyert e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama shtoi gjithashtu se nëpër çadra do të rrinë vetëm ata banorë që nuk dëshirojnë të strehohen në hotele pasi kanë bagëti dhe lidhje të ndryshme me tokën. Por edhe atyre, sipas kryeministrit do t’u sigurohen çadra të standarteve europiane.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 13:56

DURRES- Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që...