Sport

Giroud zbulon profesionin që lakmon, pas karrierës së tij të futbollit...

Sulmuesi i skuadrës kuqezi, francezi Olivier Giroud dalëngadalë po shkon drejt fundit të karrierës. Me plane mjaft të qarta për të ardhmen.

25 Maj 2024, 10:45 Nga DOSJA
Giroud zbulon profesionin që lakmon, pas karrierës së tij të

ITALI - Orët e fundit, Olivier Giroud e ka bërë pak më konkrete shtrirjen e karrierës së tij, duke njoftuar fillimisht tërheqjen e tij ndërkombëtare, pas “Euro 2024” të luajtur me skuadrën franceze.

Pas kësaj, do të jetë koha për të zbuluar një sfidë të re të tij dhe një jetë të re, me zgjedhjen e Los Angeles FC në MLS, së bashku me ish-mikun e tij blu, Hugo Lloris.

“Doja të zbuloja një përvojë të re jete. Një kulturë ndryshe. Unë kam qenë vetëm një herë në LA në një turne para-sezonal dhe më pëlqeu shumë. Ishin edhe Nju Jorku dhe Majami, që janë dy qytetet së bashku me LA, që i bëjnë evropianët të ëndërrojnë.

Është gjithashtu një mbyllje syri e bukur, të gjesh veten me Hugo (Lloris). Më pas më joshi dinamika e klubit dhe dëshira e tyre për të qenë në krye”,- shpjegon Giroud.

Giroud, drejtor, apo koordinator sportiv?

Në moshën 37-vjeçare, Olivier Giroud është gjithashtu i detyruar të mendojë për pjesën tjetër të karrierës së tij. Dhe padyshim, golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës franceze, ka plane specifike në mendje. Me një fat drejt një pozicioni drejtori, apo koordinatori sportiv.

“Unë dua të qëndroj në futboll, natyrisht, por nuk mund t'ju them saktësisht se çfarë do të bëj. Unë dua të prek disa gjëra. Jo trajner, por në rekrutim, në stërvitje, në kontakt me një ekip të parë... drejtor sportiv? Po ndoshta. Ose koordinator sportiv. Këto lloj gjërash.

Më pas, as nuk ia ndaloj vetes disa dalje në televizion. Është mirë, të lejon të qëndrosh në futboll. Kjo është ajo që dua”,- zbulon njeriu që do të largohet nga AC Milan këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll