Aktualitet

S’NDALEN LOTËT/ E kishte shtrënguar fort, Rolejti i vogël që i humbi nënës nga duart nxirret i pajetë nga rrënojat, i

28 Nëntor 2019, 11:15 Nga DOSJA
S’NDALEN LOTËT/ E kishte shtrënguar fort, Rolejti i vogël

TIRANË– Rolejt Vata, i vogli 7-vjeçar që kishte humbur pasi e ëma e nxorri nga pallti që u shemb është nxjerrë i pajetë. Pavarësisht se nëna e tij e plagosur e kishte larguar nga pallati, Rolejti nuk kishte mundur të largohej nga vendi dhe soletat e një tjetër pallati e kishin zënë poshtë.

Ai është nxjerrë në mesnatë nga gëmadhat dhe është gjetur në krahët e një vajze tjetër të vdekur, e cila e kishte shtrënguar fort. Identiteti i vajzës nuk dihet ende.

Nëna e Rolejtit, Ela Vata shpëtoi dhe ndodhet e plagosur, ndërsa gjyshja e vetësakrifikua duke mbrojtur me trup nipin tjetër, Santijanon, që u gjet në prehrin e gjyshes së pajetë.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ela vata hajrie vata rolejt vata santiljano vata tragjedia e 26 nentorit 2019 ela vata hajrie vata rolejt vata santiljano vata tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll