Aktualitet

S’kanë fund dridhjet e tokës, të tjera lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.1

28 Nëntor 2019, 10:55 Nga DOSJA
S’kanë fund dridhjet e tokës, të tjera lëkundje

Të tjera lëkundje të forta tërmeti regjistrohen në Shqipëri. Lëkundja sipas EMSC ishte me magnitudë 5.1 të shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik përballë Kepit të Rodonit, me thellësi 2 kilometër.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, dhe të gjithë Shqipërinë e Mesme. Ato kanë shkaktuar panik tek pacientët që ndodhen në spitalin e Durrësit. Raportohet në media se deri më tani pacientët kanë dalë nga spitali pasi godina e spitalit në Durrës është dëmtuar.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll