Aktualitet

Sërish tërmet/ Pëson dëmtime spitali i Durrësit, momentet kur mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë (VD)

28 Nëntor 2019, 11:12 Nga DOSJA
Sërish tërmet/ Pëson dëmtime spitali i Durrësit,

Tiranë– Një tjetër tërmet goditi vendin mesditën e sotme dhe është me magnitudë 5.1 të shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik përballë Kepit të Rodonit, me thellësi 2 kilometër.

Mësohet se nga ky tërmet ka pësuar dëme spitali i Durrësit. Raportohet se brenda spitalit ka njerëz të traumatizuar.Në videon e mëposhtme të Ballkan web shihen njerëz dhe staf mjekësor që dalin me vrap nga godina e spitalit.

40 persona të vdekur, 678 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 15 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll