Aktualitet

“Shfrytëzohen ndihmat për faj te mosorganizimit”, moderartorja tregon gjendjen në Durrës: Njerëz që vuajnë për ujë,

28 Nëntor 2019, 10:57 Nga DOSJA
“Shfrytëzohen ndihmat për faj te mosorganizimit”,

TIRANË- Me siguri këto ditë askush nuk ka gjetur qetësi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dhe teksa kontrolloni minut pas minute se çdo ndodh me aktualitetin në vend, shihet që ndihma me tonelata po shkojnë në drejtim të Durrësit dhe aty ka një keq organizim.

E për këtë shkak pavarësisht se ka kaq shumë ushqime, ujë apo bantanije ka akoma njerëz që ju mungojnë të tilla gjëra.

Këtë lajm po e konfirmojnë shumë njerëz nëpër rrjetet sociale, ndërsa është riktheksuar edhe nga moderatotja e njohur, Roza Lati e cila pasi kishte çuar ndihma në Durrës kishte vënë re të njëjtin problem me ndihmat, sipas saj thuhej që ndihmat ishin hedhur si plehra me një cep të vendit ku po qëndrojnë qytetarët e prekur dhe askush nuk i organizon.

 

 

Kur cuam ndihmat tona, na thane “cojini te shkolla”… nderkohe pam njerez qe na thonin “jemi thare per uje! S’po na ndihmon njeri”… ju lutem nese doni te ndihmoni…. shkoni dhe jepini dorazi ndihmat tuaja te njerezit ne nevoj… Pam njerez qe s’kishin asnje batanije, por nderkohe pam te tjere qe kishin marr nga 7 batanije… Pam grua shtatzane qe s’e kishte futur koken akoma ne asnje cader, nderkohe pam vajza qe erdhen te cantat tona me nderresa dhe thonin “prit te shohim ca na pelqen.” Eshte nje kaos. Dhe shfrytzim i ndihmave per faj te mosorganizimit… Boll me ndihma. Duhen vullnetare te ndihmojne me list. Me shenime!

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on

“Kur cuam ndihmat tona, na thane “cojini te shkolla”… nderkohe pam njerez qe na thonin “jemi thare per uje! S’po na ndihmon njeri”… ju lutem nese doni te ndihmoni…. shkoni dhe jepini dorazi ndihmat tuaja te njerezit ne nevoj… Pam njerez qe s’kishin asnje batanije, por nderkohe pam te tjere qe kishin marr nga 7 batanije… Pam grua shtatzane qe s’e kishte futur koken akoma ne asnje cader, nderkohe pam vajza qe erdhen te cantat tona me nderresa dhe thonin “prit te shohim ca na pelqen. Eshte nje kaos. Dhe shfrytzim i ndihmave per faj te mosorganizimit…Boll me ndihma. Duhen vullnetare te ndihmojne me list. Me shenime!”-është shprehur Roza.

 

Ndërsa lidhur me këtë problem foli edhe reperi i njohur, Noizy ku sipas tij, ndihmat po vidhen nga vetë organizatorët.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres noizy organizata hajdutash roza termet 26 nentor 2019 termeti ne shijak vidhen ndihmat durres noizy organizata hajdutash roza termet 26 nentor 2019 termeti ne shijak vidhen ndihmat

Sondazh

Poll