Aktualitet

VIDEO/ Lot në studion e Kosovës, gruaja me kancer dhuron para për shqiptarët, gazetarët mbulojnë fytyrën me duar

28 Nëntor 2019, 11:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Lot në studion e Kosovës, gruaja me kancer dhuron para për

KOSOVË– Një grua nga Kosova ka dhuruar 50 euro për të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm. Gjyljeta Devolli, e cila vuan nga kanceri ka telefonuar në një studio emisioni në Kosovë, e cila po mbledh ndihma për shqiptarët dhe është shprehur se dëshiron të dhurojë para.

Unë jam me kancer, por 50 euro dua me i dhuru,”– dëgjohet të thotë ajo në video, ndërkohë që gazetarët në studio nisin të qajnë dhe mbulojnë fytyrën me duar. Devolli tha më tej se merr vetëm një pension prej 75 eurosh dhe me gjestin e saj përloti mijëra shqiptarë.

 

 

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyljeta devolli tragjedia e 26 nentorit 2019 gjyljeta devolli tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll