Aktualitet

VIDEO/ Nënës i ka mbetur vetëm arushi, në rrënoja ka tri fëmijët e mitur të familjes Lala…

28 Nëntor 2019, 10:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Nënës i ka mbetur vetëm arushi, në rrënoja ka

Pamje emocionuese vijnë nga Durrësi, aty ku skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë me shpresë operacionin për të nxjerrë nga rrënojat pjesëtarët e familjes Lala. Në rrënojat e kësaj banese mendohet se janë ende dhe 5 persona, ndërkohë që e ëma e tri fëmijëve të mitur, që kanë ngelur nën beton, mban në duar një arush, i vetmi kujtim nga fëmijët e saj. Nga rrënojat e familjes Lala është arritur që të nxirret i gjallë vetëm një person, 17-vjeçari Ramë Lala…

I ka mbetur vetëm arushi/ Nëna në gjendje të rënduar psikologjike, pamje rrëqethëse nga banesa e familjes Lala on Vidnews.

 

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja lala ne termet tragjedia e 26 nentorit 2019 familja lala ne termet tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll