Aktualitet

FOTO-LAJM/ Tërmeti bashkon serbë, kosovarë, kroatë e shqiptarë bashkë, media italiane: Po ndodh një mrekulli!

28 Nëntor 2019, 10:51 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Tërmeti bashkon serbë, kosovarë, kroatë e

Media italiane Corriera della Sera thotë se tërmeti në Shqipëri, bashkoi në një vend, shqiptarët, kroatët, serbët, kosovarët e maqedonasit. Ballkanasit, që njihen si “Fuçi baruti”, punojnë krah njëri tjetrit për të shpëtuar ato jetë njerëzish, që ndodhen nën rrënoja, dhe s’dihet asgjë për fatin e tyre. Qëllimi është i përbashkët dhe kombësia për ta nuk është një problem. Në Thumanë, punon një ekip nga Nishi i Serbisë, ndërkohë që matanë rrugës, punon ekipi i Kosovës me zjarrfikës.

“Probleme? Asnjë. Ndoshta është koha që të bëhemi miq,” thonë ata…

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll