Aktualitet

SHIFRAT/ Mbi 750 persona u shtruan në spitale, ja sa persona u plagosën nga tërmeti, një vajzë në gjendje kritike edhe pas

28 Nëntor 2019, 10:30 Nga DOSJA
SHIFRAT/ Mbi 750 persona u shtruan në spitale, ja sa persona u

TIRANË– 750 persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nëpër spitale. Burime nga Ministria e Shendëtësisë bëjnë me dije për Dosja.al se aktualisht në spitale ndodhen të shtruar 65 persona, ndërsa në çadra kanë marrë mjekime 145 të tjerë.

Nga 65 personat e shtruar mësohet se tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në terapi intensive. Ndërsa një tjetër, vajza e identifikuar si Xhesika Biqiku vijon të jetë në gjendje kritike për jetën edhe pse ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale.

Biqiku do të transpotohej drejt Italisë por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nuk është lëvizur nga spitali.

Ndërkohë 40 persona të vdekur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pajetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 15 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nëntorit tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll