Aktualitet

Përplas duart dhe ia nis të qarës/ Mësuesja në Durrës vajton nxënësen 15-vjeçare që humbi jetën nga tërmeti (VD)

28 Nëntor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Përplas duart dhe ia nis të qarës/ Mësuesja në

Durrës- Në 40 ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti në Durrës që goditi vendin dy ditë më parë.  Ndërkohë në shumë familje shqiptare janë hapur dyert e zisë, ku nuk mungojnë të qarat.

Një nga viktimat është 15-vjeçarja Drita Cakoni. Ajo humbi jetën në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit, bashkë me të atin Kastriot Cakoni. Shoqet saja bashkë me mësuesen kanë qenë pjesë e varritmit të saj, ku nuk i kanë ndaluar as lotët.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga ABC news, njëra nga mësueset qan shumë dhe  ndihet e trishtuar.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur, 15 të humbur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur… fatkeqësisht të vdekur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita cakoni tragjedia e 26 nentorit 2019 drita cakoni tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll