Aktualitet

Maratona e Pavarësisë Shkodër- Ulqin, mbahet një minutë heshtje për viktimat e 26 nëntorit

28 Nëntor 2019, 10:23 Nga DOSJA
Maratona e Pavarësisë Shkodër- Ulqin, mbahet një minutë

SHKODËR- Ditën e sotme është mbajtur Maratona e Pavarësisë, për të 9-in edicion rradhazi, të nisur nga Shkodra drejt Ulqinit. Organizimi i kësaj  marathone është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e zi me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës dhe Komunës së Ulqinit, iu dedikua viktimave të tërmetit të 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë.

Para nisjes, u mbajt një minutë heshtje në nderim të jetëve që u shuan nga fatkeqësia natyrore në vendin tonë.

40 persona të vdekur, 678 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maratona e pavarësisë shkodër- ulqin shkoder termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë maratona e pavarësisë shkodër- ulqin shkoder termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll