Aktualitet

“Sillemi rrumbullak”, i riu Klloun shkrin zemrat e fëmijëve të trembur në kampe, të qeshura dhe argëtim në çadra (VI

28 Nëntor 2019, 10:00 Nga DOSJA
“Sillemi rrumbullak”, i riu Klloun shkrin zemrat e

DURRËS- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit  ku është mësuar se kanë humbur jetën e 40 veta dhe qindra  të tjerë janë plagosur, gjendja është shumë delikate dhe pjesa  më e madhe e banorëve po strehohen përkohësisht  në çadra.

Sigurisht që të gjithë kanë përjetuar momente tmerri ato 30 sekonda fatkeqe që u mori jetën 40 njerëzve mëngjesin e së  martës.

E teksa dhjetëra fëmijë ndodhen në  këti çadra të pashpresë dhe thuajse në qiell të hapur, të gjithë po mundohen t’i ndihmojnë sadopak.

Mbrëmjen e djeshme një i ri nga Shkodra i njohur si “Kllouni Erind” ka udhëtuar posaçërisht drejt kampit në Durrës për të argëtuar fëmijët. Në këto momente të vështira për ta, ai ka dhuruar pak buzeqeshje per fëmijët.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

 A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kllouni erind termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë kllouni erind termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll