Aktualitet

Dhuroi 100 mijë euro për tërmetin, Bebe Rexha jep lajmin: Mora lajmin e tmerrrshëm, do vij 2 ditë në Shqipëri

27 Nëntor 2019, 21:55 Nga DOSJA
Dhuroi 100 mijë euro për tërmetin, Bebe Rexha jep lajmin: Mora

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka vendosur që të dhurojë 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti i një ditë më parë. 

Në një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, këngëtarja shprehet se do të shkëputet nga turi i saj për dy ditë për të sjellë fondet e saj.

 

 

 

PLEASE HELP ALBANIA. I will personally fly over to Albania to make sure the money is put to good use. The link is on my bio on my page up above.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

Mora lajmin e tmerrrshëm që ra tërmet në Shqipëri. Unë do të shkoj në Shqipëri dhe do t’u jap ushqim, ujë dhe do të ndihmojë që t’u rindërtoj shtëpitë. Dua të sigurohem që paratë do të shkojnë për njerëzit në nevojë,”-shprehet Rexha.

36 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bebe rexha termet i forte tragjedia e 26 nentorit 2019 bebe rexha termet i forte tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll