Aktualitet

“Shanë e shanë! Ndaloni o njerëz’/ Rama i acaruar me kritikët: S’bëhet shteti sa hap e mbyll sytë, hedhin helm sikur

27 Nëntor 2019, 20:22 Nga DOSJA
“Shanë e shanë! Ndaloni o njerëz’/ Rama i acaruar me

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për News24 nga qyteti i Durrësit, i cili ka qënë më i godituri nga tërmeti i një dite më parë. Në fjalën e tij, Rama i ka kërkuar të gjithëve kritikëve që të qetësohen dhe të analizojnë situatën.

Shanë shanë shanë! O njerëz ndaloni, ndaloni. Ka një moment për të pyetur veten, nuk bëhen gjërat sa hap e mbyll sytë. Nuk bëhet shteti sa hap e mbyll sytë. Ata që janë në çadër se kanë realisht hall janë ata që janë më mirëkuptuesit, janë më të drobiturit dhe më të mirët. Nuk mund të hidhet helm tani sikur po hidhet ujë. Unë me mish e me shpirt me çdo qelizë të trupit jam në dispozicionin e tyre. Nuk e di çfarë bëjnë të tjerët. Kur jam në makinë shoh komentet. Ne do të bëjmë më të mirën,”-tha Rama. 

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll