Aktualitet

Frika nga tërmeti, qytetarët braktisin Tiranën, largohen drejt Elbasanit (VD)

27 Nëntor 2019, 20:22 Nga DOSJA
Frika nga tërmeti, qytetarët braktisin Tiranën, largohen drejt

TIRANË- Frika nga tërmete në vijim ka bërë që shumë qytetarë të Tiranës dhe Durrësit të lënë banesat e tyre dhe shprehen se do kalojnë natën jashtë.

Të tjerë kanë gjetur një zgjidhje duke u larguar nga Tirana, duke u strehuar në një qytet tjetër. Siç shihet në një video të siguruar nga Dosja.al një varg i madh makinash janë nisur drejt Elbasanit.

Siç shihet vargu i makinave është i madh dhe trafiku është rëndar dhe në fund të autostradës aty ku rruga ngushtohet me një korsi, është bllokuar totalisht.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga termeti termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 frika nga termeti termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll