Aktualitet

Prej 2 vitesh në një lidhje sekrete, media italiane zbulon dramën e Greg Ramës: I vdiq e dashura nga tërmeti

27 Nëntor 2019, 21:17 Nga DOSJA
Prej 2 vitesh në një lidhje sekrete, media italiane zbulon dramën

ITALI– Media italiane “Mediaset” ka publikuar lajmin që një prej viktimave të tërmetit ka qënë edhe e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregorit.

artikullin e tyre shkruhet se Gregu dhe Kristi Reçi ishin takuar dy vite më parë dhe e kishin mbajtur sekret lidhjen e tyre, duke ia “besuar” vetëm miqve të afërm. 

“Gregor ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së mediave dhe fakti që e dashura e tij është ndër viktimat do të kishte kaluar pa u vënë re, po të mos ishte për një postim në Instagram që ai vetë e publikoi për të shprehur me terma të thjeshtë “humbjen e një personi tek mua afër,“-shkruan media italiane. 

Paraditen e sotme ka qënë vetë djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë me dije se viktimave të tërmetit është edhe një e afërme e tij, e cila më vonë u mësua se ishte studentja e mjekësisë, Kristi Reçi. I pyetur për rastin kryeministri Rama nuk i përmbajti dot lotët dhe u largua nga intervista.

 

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama greg rama kristi reci termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama greg rama kristi reci termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll