Aktualitet

Tërmeti lë pasoja të shumta, ngriti tokën 10 centimetra në Durrës

27 Nëntor 2019, 20:58 Nga DOSJA
Tërmeti lë pasoja të shumta, ngriti tokën 10 centimetra

TIRANË- Tërmeti fortë në Durrës e Thumanë, ka lënë pas dëme të shumta, dhe ka marrë më shumë se 35 jetë njerëzish. Media italiane ANSA shkruan se lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Imazhet janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia, Evropa dhe Komisioni Evropian, analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Deformimi i territorit shqiptar të pësuar nga tërmeti, u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur një palë imazhe radar të marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termeti ngre token 10 cm tragjedia e 26 nentorit 2019 termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termeti ngre token 10 cm tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll