Aktualitet

Tërmeti i mori miken e djalit, Rama qan ‘live’ dhe braktis intervistën: Kujtojnë se jap mishin e shpirtin për lekë (VD)

27 Nëntor 2019, 20:38 Nga DOSJA
Tërmeti i mori miken e djalit, Rama qan ‘live’ dhe braktis

DURRËS– Kryeministri Edi Rama është larguar nga intervista me lot në sy pasi është pyetur për personin e afërt që kishte humbur nga tërmeti i 26 nëntorit.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se cila ishte lidhja e tij me viktimën e tërmetit, Rama tha se ndodhej në një pozicion të vështirë dhe në mes të fjalisë është përlotur dhe është larguar krejt papritur nga intervista. 

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj.Ndoshta është shumë e vështirë që të kuptohet nga ata që e konsiderojnë politikën një mizerabilitet apo një instrument për të vjedhur. Dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njësoj, dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lekë, por miqësia imë është shumë e fortë dhe unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me…*largohet nga intervista”-tha Rama.

Paraditen e sotme ka qënë vetë djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë me dije se viktimave të tërmetit është edhe një e afërme e tij, e cila më vonë u mësua se ishte studentja e mjekësisë, Kristi Reçi.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll