Aktualitet

VIDEO/ “Pse nuk i ngrini këto”, nën rrënoja i mbijetuari kërkon ndihmë: Sa njerëz janë jashtë?

27 Nëntor 2019, 21:19 Nga DOSJA
VIDEO/ “Pse nuk i ngrini këto”, nën rrënoja i

DURRËS- Një tjetër video dramatike ka mbërritur në redaksinë e “BalkanWeb”, ku një qytetar i ndodhur nën rrënoja arrin të komunikojë me punonjësit e kërkim-shpëtimit.

Në videon e rëndë që sjell “BalkanWeb” dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.

Në momentin që punonjësi i thotë se janë me mijëra njerëz jashtë, ai pyet me gjysmë zëri se pse nuk ia heqin ato që ka mbi trup.

Qytetari: Sa njerëz janë përjashtë?
Punonjësi: Janë me mijëra, kanë ardhur të të shpëtojnë ty.
Qytetari: Po pse s’i kapni t’i ngrenë në krah këto?
Punonjësi: Po vetëm unë kam hyrë brenda o shok.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i mbijetuari termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 i mbijetuari termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll