Aktualitet

E shpëtuan nga rrënojat por vdiq në spital, banori i Thumanës tregon si e gjetën Saimir Grekun: Kishte shumë dëmtime, vet

27 Nëntor 2019, 21:45 Nga DOSJA
E shpëtuan nga rrënojat por vdiq në spital, banori i

THUMANË– Një nga banorët e prekur nga tërmeti, nga Thumana ka treguar momentet e tmerrit, kur pallati përballë atij që ai jetonte u shemb.

Në një intervistë për News24 ai tregoi momente nga misioni i shpëtimit për Saimir Grekun, i cili humbi jetën në spital. 

Saimir Greku vetëm bërtiste, kërkojnë ujë thoshtë kam  dhimbje. Përfundimisht e nxorrëm të gjallë po me shumë dëmtime e këmbë të thyera. Ndërroi jetë në spital. Ujë nuk i dhamë dot por vetëm disa spërkatje, aq sa mos të mbytej nga pluhuri. I bëri gjilpërën ai i spitalit dhe asgjë më shumë,”-tha banori.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll