Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të korruptonte me 20 euro policinë kufitare, bie në pranga 55-vjeçari

7 Mars 2019, 15:52 Nga DOSJA
Sarandë/ Tentoi të korruptonte me 20 euro policinë kufitare, bie

SARANDË– Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin I.R, 55 vjeç, i cili kishte tentuar të korruptojë Policisë Kufitare  në Piken e Kalimit të Portit Sarandë me 20 euro.

Mësohet se 55-vjeçari nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës SCHENGEN, dhe që ta linin të kalonte kufirin kishte futur 20 euro në mesin e pashaportës së tij.

Njoftimi i policisë

Port, Sarandë, Policia Kufitare godet një rast të mitëdhënies.

Në pranga një 55 vjeçar pasi tentojë të korruptojë punonjësit e policisë kufitare

Shërbimet  e Policisë Kufitare  në Piken e Kalimit të Portit Sarandë gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve ,  kanë  konstatuar se shtetasi I.R, 55 vjeç,  kishte futur në mesin e pasaportës një kartëmonedhë  prerje 20 Euro, me qëllim korruptimin e punonjësve të Policisë Kufitare për të kaluar  kufirin në drejtim të Korfuzit. Greqi.

Shtetasi I.R, nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës SCHENGEN

Në përfundim të veprimeve shtetasi I. R.  u arrestua në flagrancë  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 euro korrupsion policia kufitare sarande sarande 20 euro korrupsion policia kufitare sarande sarande

Sondazh

Poll