Aktualitet

I refuzuan lejen e qëndrimit blogeres angleze, Drejtoria e Emigracionit: S’kishte plotësuar dokumentet

7 Mars 2019, 13:00 Nga DOSJA
I refuzuan lejen e qëndrimit blogeres angleze, Drejtoria e Emigracionit:

TIRANË– Blogerja britanike Alice Taylor ka publikuar dje lajmin se autoritetet shqiptare i kanë refuzuar rinovimin e lejes së qëndrimit. (Lexo këtu)

Në një intervistë për Dosja.al, ajo u shpreh se autoritetet shqiptare fillimisht i kishin pohuar se do ta rimerrte lejen e qëndrimit dhe më pas ia kishin mohuar me një urdhër nga eprori i tyre. Sipas saj, një vendim i tillë ka ardhur për faktin se ajo ka folur hapur lidhur me korrupsionin në Shqipëri.

Pas kontaktimit me vetë Alice Taylor, Dosja.al ka kontaktuar edhe me Ambasadën Britanike në Shqipëri. Punonjës në ambasadë u shprehën se ishin në dijeni të rastit të shtetases britanike por se nuk mund të jepnin informacion lidhur me procedurat që po ndiqnin pasi ishte një rast individual dhe që i përkiste çështjeve konsullore.

Burime për Dosja.al nga drejtoria e Emigracionit bëjnë se dije se aryseja se përse blogeres nuk i është dhënë leja e qëndrimit është sepse ajo nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

“Alice Taylor s’ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm duke përfshirë lejen e punës. Leja e qëndrimit jepet kur ke një kontratë pune,”- thanë burime nga drejtoria.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alice taylor debimi i gazetares angleze leja e qendrimit refuzimi i lejës së qëndrimit alice taylor debimi i gazetares angleze leja e qendrimit refuzimi i lejës së qëndrimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2019, 10:06

Si po festohet 7 marsi në Shkodër

Mësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtor...