Aktualitet

2.2 mln € pasuri e sekuestruar/ Kush janë 2 vëllezërit Gorezi, të lidhur me trafikun e drogës (SKEDA)

7 Mars 2019, 13:13 Nga DOSJA
2.2 mln € pasuri e sekuestruar/ Kush janë 2 vëllezërit

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 2.2 milionë euro pasuri e cila dyshohet se ka si burim aktivitetin kriminal të dy vëllezërve, Alket dhe Armando Gorezi. (Lexo ketu)

2 dyqane, 9 apartamente, 1 garazh, prona në Tiranë e Durrës janë pasuritë e vëllezërve, që janë dyshohet se janë blerë me para kriminale.

Por kush janë Armando dhe Alket Gorezi?

Dy vëllezërit Gorezi, 44 dhe 47 vjeç janë nën hetim që prej vitit 2018 për pastrim parash, dhe me vendim të gjykatës sot është bërë sekuestrimi i pasurive të tyre.

Armando Gorezi është arrestuar në vitin 2015 në Tiranë, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Kuçit në vitin 2011 në Torino.

Ai u ekstradua në Itali për t’u njohur me akuzat e drejtësisë italiane. Vrasja e Kuçit kishte si shkak prishjen e pazareve për trafikun e drogës dhe prostitucionin.

Armando Gorezi akuzohet se e kishte qëlluar me 6 plumba shqiptarin në Itali, ndërkohë që ai është hetuar edhe nga prokuroria e Beratit se ka trafikuar një vajzë me inicialet E.K. e cila ishte denoncuar si e zhdukur nga familja.

Në Janar të vitit 2017, edhe pse ishte dënuar në mungesë me 12 vite burgim për vrasjen e shqiptarit Kuçi, një gjykatë e apelit në Itali e shpalli të pafajshëm Armando Gorezin dhe e liroi nga të gjitha akuzat pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për t’a shpallur fajtor.

Prokuroria e Tiranës vendosi sot sekuestro preventive ndaj pasurisë së vëllezërve Armando dhe Alket Gorezi. Sipas policisë dhe prokurorisë shqiptare, dyshohet se pasuria prej 2.2 milionë Euro e vëllezërve Gorezi është përfituar nga paratë e pista. Aktualisht dy vëllezërit Gorezi, të cilët jetojnë prej vitesh në Tiranë, po hetohen në gjendje të lirë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket gorezi armando gorezi sekuestrim pasurie shfrytezim prostitucioni trafik droge vëllezërit gorezi vrasja e indrit kucit alket gorezi armando gorezi sekuestrim pasurie shfrytezim prostitucioni trafik droge vëllezërit gorezi vrasja e indrit kucit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2019, 10:06

Si po festohet 7 marsi në Shkodër

Mësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtor...