Aktualitet

Kosovë/ Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, kamioni përplas çfarë i del para. 1 i vdekur e disa të plagosur

7 Mars 2019, 14:43 Nga DOSJA
Kosovë/ Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit,

Gjilan, Kosovë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku një kamion ka marrë para më shumë se 10 makina.

Nga aksidenti janë lënduar 24 persona, një prej të cilëve ka humbur jetën, ndërsa 4 janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. 

Sipas burimeve të Indeksonline personi që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti është pronari i furrës së njohur ‘Çoqaj’, Qerim Çoqaj. 

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes shprehen se aksidenti dukej si i qëllimtë:

“Duket si të jetë aksident i qëllimshëm, sepse ka ardhë nga rruga e Livoçit dhe i ka përfshi krejt çka ka gjetë përpara”, është shprehur një prej dëshmitarëve okular.

Një tjetër qytetar shprehet kamioni ka ardhur me shpejtësi dhe ka përplasur çfarë i ka dalë para nga stacioni i autobusave deri në rrethrrotullimin në qendër të qytetit.

Sipas medieve kosovare, dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë një defekt në sistemin e frenimit, ndërsa shoferi i kamionit ka qenë i pari që ka lajmëruar policinë dhe ambulancat. Ai është shoqëruar në polici për t’u pyetur rreth ngjarjes së rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që të pritnin makinat për të nxjerrë të plagosurit. 

Një prej të plagosurve, shofer i një traktori, është shprhur se ka qenë përplasja me traktorin e tij që ka ndaluar kamionin, pasi në të kundërt ai do të përfundonte në disa lokale të mbushur me njerëz. 

Autoritetet kosovare po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i vdekur aksident në kosovë disa të plagosur kamioni përplas disa makina 1 i vdekur aksident në kosovë disa të plagosur kamioni përplas disa makina

Sondazh

Poll