Aktualitet

Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës e Elbasan, rezultonin të zhdukur

7 Mars 2019, 13:44 Nga DOSJA
Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës e Elbasan, rezultonin

DURRËS/ELBASAN- Dy ngjajre të rënda janë shënuar sot në Durrës dhe në Elbasan, pasi janë gjetur dy trupa të pajetë. Në mesditë dallgët nxorrën në breg një trup të pajetë në zonën e Currilave.

Po ashtu dhe në Elbasan në lumin Shkumbin, është gjetur një trup i pajetë dhe dyshohet se viktima është mashkull i moshës 80.

Nga informacionet paraprake mësohet se trupi i gjetur në Durrës është i rregullt nga ana strukturore, por i dekompozuar. Kufoma i përket seksit mashkull dhe në të nuk janë konstatuar shenja dhune. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pranë trupit u gjet një thes me kanaçe.

Në vendin ku është gjetur trupi  ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Ndërkohë lumi shkumbin në afërsi të fshatit Muriqan, ka nxjerr një trup të pajetë. Nga informacionet paraprake, trupi nuk ka shenja dhune. Dyshohet se ai është Ibrahim Xhakerri, i moshës 80 vjeç dhe ka mbi një muaj që është zhdukur.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN NË DURRËS

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1, Currila, Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

(K.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjendet kufoma ne durres durres gjendet kufoma ne durres

Sondazh

Poll