Aktualitet

Dhuna në spitale/ Reagon QSUT: Rast i përsëritur, autorët të marrin dënimin e merituar

7 Mars 2019, 15:32 Nga DOSJA
Dhuna në spitale/ Reagon QSUT: Rast i përsëritur, autorët

TIRANË- Pas dhunës së ushtruar ndaj mjekes specializante në Urgjencën Kirurgjikale të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, (Lexo këtu) ka reaguar edhe drejtoria e QSUT-së. 

Me anë të një reagimi për shtyp, QSUT ndërsa dënon dhunën shprehet se ky është një rast i përsëritur ku mjekët dhe infermierët dhunohen teksa janë në krye të detyrës.

QSUT u bën thirrje organeve kopetente të të zbulojnë përgjegjësit dhe t’u japin atyre dënimin e merituar.

Reagimi i plotë i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë V. Z, gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.

Një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar ditën e djeshme ndaj personelit mjekësor dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

Kujtojë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë por është raportuar si rast sot.

Nga ana tjetër, ditën e dotme është dhunuar edhe një mjek në Lezhë, i cili ka marrë dëmtime të shumëta.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënimi i autorëve dhuna ne spitale qsut dënon dhunën dënimi i autorëve dhuna ne spitale qsut dënon dhunën

Sondazh

Poll