Aktualitet

“Tirana mbetet e bukur”, blogerja angleze e prekur një ditë pas dramës së saj

7 Mars 2019, 15:25 Nga DOSJA
“Tirana mbetet e bukur”, blogerja angleze e prekur një

TIRANË– Blogerja angleze ka publikuar një tjetër foto të kryeqytetit shqiptar në Instagramin e saj. Alice Ophelia Taylor vazhdon të publikojë foto të ndryshme për Shqipërinë dhe vendin tonë pavarësisht se një ditë më parë, autoritetet shqiptare i kanë refuzuar rinovimin e lejes së qëndrimit. 

Në foton e publikuar vetëm para pak orësh në rrjetet sociale Alice shkruan se Tirana vazhdon të mbetet e bukur për të. “Pavarësisht dramës, Tirana është shumë e bukur dhe sot,”– shkruan Taylor krahas fotos ku shihet sheshi ‘Skënderbej’ dhe pjesa ballore e muzeut kombëtar.

Një ditë më parë vetë blogerja bëri publik lajmin se autoritetet shqiptare i kanë refuzuar lejen e qëndrimit në Shqipëri. Alice është shtatzënë në muajin e gjashtë me partnerin e saj shqiptar Ergys Hoxha dhe në këtë fazë të shtatzënisë nuk i lejohet të udhëtojë.

Por pavarësisht situatës së saj, Drejtoria e Imigracionit sqaroi për Dosja.al se blogerja nuk  kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, dhe nuk kishte një kontratë pune, që është një nga kushtet kryesore për të marrë leje qendrimi. 

Alice Taylor jeton prej shumë vitesh në Shqipëri. Ajo zotëron blogun “Balkanista” ku promovon turizmin dhe kulturën shqiptare. Dosja.al ka kontaktuar me blogeren britanike, e cila na ka rrëfyer të gjithë ‘odisenë’ e saj për të marrë lejen e qëndrimit të cilën ia kishin premtuar. Ajo thotë se fillimisht gjithka ishte në rregull dhe më pas, leja iu refuzua. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alice ophelia taylor alice taylor debimi i blogeres angleze drejtoria e emigracionit alice ophelia taylor alice taylor debimi i blogeres angleze drejtoria e emigracionit

Sondazh

Poll