Aktualitet

Dyqane, apartamente e garazh/ Sekuestrohet 2.2 mln euro pasuri e dy vëllezërve Gorezi në Tiranë

7 Mars 2019, 12:47 Nga DOSJA
Dyqane, apartamente e garazh/ Sekuestrohet 2.2 mln euro pasuri e dy

TIRANE- Nga operacioni “Vllazëria” i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë sekuestruar  nëntë apartamenteve, dy dyqaneve dhe një garazh që ishin në pronësi të dy vëllezërve. 

Mësohet se kjo pasuri ishte në pronësi  vëllezërve,  Armando dhe Alket Gorezit në dy qytete, në Tiranë dhe Durrës. 

Sekuestrimi i pasurisë me vlerë 2.2 milionë euro është bërë pasi dyshohet se dy vëllezërit janë marrë me veprimtari kriminale, si trafik  droge dhe prostitucion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve
– dy dyqaneve
– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro).

Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 9 apartament 2 dyqane alket gorezi armando gorezi sekuestrim pasurie me vlerë 2.2 mln euro vëllezërit gorezi 9 apartament 2 dyqane alket gorezi armando gorezi sekuestrim pasurie me vlerë 2.2 mln euro vëllezërit gorezi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2019, 10:06

Si po festohet 7 marsi në Shkodër

Mësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtor...