Aktualitet

Dhunimi i 2 mjekëve, ministria e Shëndetësisë: Dënim maksimal agresorëve

7 Mars 2019, 14:22 Nga DOSJA
Dhunimi i 2 mjekëve, ministria e Shëndetësisë: Dënim

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë aktin barbar të dhunës ndaj mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT dhe mjekut Zef Doda, i cili u dhunua fizikisht mesditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal Lezhë. (Lexo ketuNë një deklaratë për mediat MSH thotë se duhet të reagojnë institucionet përgjegjëse për ngjarjen. 

Pjesë nga deklarata e MSH:

Kjo nuk është hera e parë që bluzat e bardha përballen me veprimeve të tilla të patolerueshme dhe të dënueshme.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale. Duke dënuar me forcë dhunimin e mjekëve, kërkojmë nga opinioni publik të mbështesë bluzat e bardha në kryerjen e detyrës. Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore.

Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite.

Ditën e sotme, dy mjekë kanë denoncuar se janë dhunuar. Mjeku Z.D në Lezhë dhe mjekja specializante në QSUT, janë dhunuar nga familjarët e pacientëve.

Kjo nuk është hera e parë që në spitalet shqiptare dhunohen mjekë. Në harkun kohor të një muaji, 2 mjekë të tjerë janë dhunuar nga familjarët e pacientëve. Rasti i parë për 2019, u regjistrua në QSUT, ku u dhunua mjeku infektiv Gentian Stroni. (Lexo këtu).

Pak ditë më vonë, disa të afërm të dehur qëlluan me tullë në kokë mjekun e Urgjencës në Spitalin e Durrësit.

Për dhunën në spitale, ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një urdhër të ri, ku ndalohen vizitat e familjarëve në pavione. (Lexo këtu).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne spitale dhunohen mjeket gentian stroni ministria e shendetesise zef doda dhuna ne spitale dhunohen mjeket gentian stroni ministria e shendetesise zef doda

Sondazh

Poll