Politike

‘Thirrje për dialog?’/ Meta i përgjigjet Majkos, s’e kursen ironinë: Po çfarë kam bërë prej dy vitesh? (VD)

25 Nëntor 2019, 18:33 Nga DOSJA
‘Thirrje për dialog?’/ Meta i përgjigjet Majkos, s’e

TIRANË- Presidenti llir Meta i është përgjigjur Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili tha se Kreu i Shtetit duhet të kishte bërë më shumë thirrje për dialog.

Në një konfernëcë për mediat pas një takimi me Këshillin e Ambasadorëve, Meta tha se ai prej dy vitesh po bën thirrje për dialog, por palët nuk e kanë dëgjuar dhe tashmë është koha për referendum.

Thirrje për dialog? Po çfarë kam bërë prej dy vitesh? Zgjidhja është vetëm referendumi, nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat tek askush, vetëm te referendumi dhe te vota juaj, çdo gjë tjetër është të shikoni si vendi bie gjithnjë e më tepër drejt dëshpërimit e greminës”, ishte kjo një pjesë e deklaratës nga Presidenti.

Pandeli Majko më herët ka dhënë një deklaratë sot ku tha se nuk është koha për tubime të udhëhequra nga Presidenti, por është koha për të ulur palët në dialog. “Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë”, ka qenë kjo deklarata e Majkos të cilës iu përgjigj Meta.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit për referendum. Meta tha se tani populli duhet të marrë fatet e tij në dorë dhe të mos i besojë dele-deputetëve. Kreu i Shtetit u shpreh së në 8 dhjetor do të jetë në shesh, ku do jap detaje për referendumet dhe nuk do shkoj më në zyrë pa bindur qytetarët. Nëse i bind ai do largohet nga politika dhe do ushtrojë sportin e rafting në Skrapar. Presidenti tha se nuk ka më kohë për dialog, por është koha e referendumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialog opozite qeveri ilir meta meta konference 25 nentor 2019 pandeli majko dialog opozite qeveri ilir meta meta konference 25 nentor 2019 pandeli majko

Sondazh

Poll