Politike

Paketa Anti-KÇK, Lubonja: Të të vënë duart në kokë, Rama është kreu i bandës

25 Nëntor 2019, 17:27 Nga DOSJA
Paketa Anti-KÇK, Lubonja: Të të vënë duart në

TIRANË- Paketa Anti-KÇK është sot kryelajmi, pasi të gjithë e kanë komentuar atë. Analisit Fatos Lubonja, ka folur rreth kësaj pakete duke u shprehur se sot duhet pranuar që Reforma në Drejtësi ka dështuar.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja tha se është për të vënë duart kokës që kryeministri bën një paketë për gjyqtarët, kur është vetë “koka” e kësaj bande, dhe që duhet të kalojë i pari në Vetting.

KÇK është kap ç’të kapësh për gjyqtarët, e para gjë që mund të thuhet “Po Reforma në Drejtësi çfarë ishte?” O do pranojmë dështimin e Reformës në Drejtësi, ose të dyja bashkë nuk shkojnë. Është një konfuzion mendor i kryeministrit, ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se çdo gjë që i bën mirë atij, i bën mirë dhe shqiptarëve. Ky është në pushtet, i ka të gjithë institucionet dhe ndërton institucione të tjera. Është për të vënë duart në kokë. KÇK ishte për gjyqtarët, kjo ishte në fillim, banda kap ç’të kapësh është e gjyqtarëve. Kjo është për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve, sepse kreu i bandës është Edi Rama. Kapet Muçi për 15 mijë euro, për apartamente, gjëra të vogla që hajt ta kapim. Kemi një kryeministër me atë të Surrelit dhe s’ka Vetting për të. Kush është banda këtu, KÇK, apo KÇKK”, tha Lubonja.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos lubonja ligji special për grupimin e kçk prezantohet paketa per kçk fatos lubonja ligji special për grupimin e kçk prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll