Politike

Paketa Anti-KÇK, Rama u përgjigjet kritikave: Reagime idiotike, s’keni parë asgjë akoma

25 Nëntor 2019, 17:32 Nga DOSJA
Paketa Anti-KÇK, Rama u përgjigjet kritikave: Reagime idiotike,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prezantimi të paketës Anti-KÇK. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ka dëgjuar sot shumë reagime idiotike kundër kësaj pakete, të cilën e quan më agresive e miratuar në këto 30 vite nga një qeveri. 

Kreu i qeverisë më tej shton se operacioni Forca e Ligjit as nuk dublon e as nuk pengon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi. Po ashtu numri një i qeverisë paralajmërton të gjithë se nuk është parë asgje akoma. 

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma! Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin“, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prezantohet paketa per kçk rama u pergjigjet kritikave edi rama prezantohet paketa per kçk rama u pergjigjet kritikave

Sondazh

Poll