Politike

Meta flet për largimin nga politika: Sapo të bind  popullin për referendumin, do më gjeni duke bërë rafting (VD)

25 Nëntor 2019, 18:15 Nga DOSJA
Meta flet për largimin nga politika: Sapo të bind  popullin

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nga një konferencë për mediat ka bërë me dije se ai do të kërkojë referendume për shumë çështje. Më tej ai tha se sapo të arrij të bind popullin për referendumit do të largohet nga politika dhe nga Tirana.   

“Ta zgjidhi populli shqiptar, ka gjë me transparente këtu. Duam t’i heqim presidentit kombetencat, patjetër e vendos populli. Ja kjo është shumë e thjeshtë, pse është kaq e vështirë. Duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Të bëhet referendum. Për gjithçka që gjykohet. Është bllokuar qëllimisht që popullit të mos zgjedhë. Dialog s’ka, asgjë nuk ka. Populli ka vetëm një detyrë: Të mos ikë nga sytë këmbët. Unë e shoh si sfidë. Sapo ta bëj do të iki nga politika, nga Tirana. Do iki t’ju pres për rafting andej (në Skrapar)”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit për referendum. Meta tha se tani populli duhet të marrë fatet e tij në dorë dhe të mos i besojë dele-deputetëve. Kreu i Shtetit u shpreh së në 8 dhjetor do të jetë në shesh, ku do jap detaje për referendumet dhe nuk do shkoj më në zyrë pa bindur qytetarët. Nëse i bind ai do largohet nga politika dhe do ushtrojë sportin e rafting në Skrapar. Presidenti tha se nuk ka më kohë për dialog, por është koha e referendumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta largimi nga politika meta konference 25 nentor 2019 referendumi i metes ilir meta largimi nga politika meta konference 25 nentor 2019 referendumi i metes

Sondazh

Poll