Politike

Basha flet pas takimit me FMN-në: Konfirmuan shqetësimet tona, do çlirojmë ekomominë kur të vijmë në pushtet (VD)

25 Nëntor 2019, 16:11 Nga DOSJA
Basha flet pas takimit me FMN-në: Konfirmuan shqetësimet tona, do

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat pas takimit me misionin e FMN-së në selinë blu. Basha tha se FMN ka konfirmuar shqetësimet e ngritura nga PD që prej tre vitesh.

Më tej numri një i opozitës u shpreh se paratë sot përfundojnë në duart e 13 olikgarëve dhe për këtë gjë tha se ka një program të qartë për çlirimin e ekonomisë.

Shqetësimet tona janë konfirmuar nga raportet e FNM-së. Paratë sot përfundojnë në duart e 13 oligarkëve. Kalçeto e oligarkisë, nëse buxheti do të kalojë do të t’i kalojnë 140 milionë Euro këtyre oligakrëve. Rruga për të dalë nga kjo krizë ekonomike, është plani i opozitës, ku një pjesë e tij është bërë publik në takimet e mia.

Ne kemi një plan që biznesi të ketë qeverinë në krah, dhe jo si sot ta kenë si shqetësim dhe ankth, pasi kanë frikë prej tij. Me planin tonë dhe me vizionin tonë do i japim fund kësaj situate. Do rrisim pagën minimale dhe rritjes së pensioneve për çdo vit. Po ashtu do kemi mbështetje për arsimin, do kemi investime që ndihmojnë ekonominë. Tani ka ardhur koha për një reagim popullor, që është hapja e vendeve të punës dhe mbylljes së vendeve, duke hequr nga puna Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me shefin e misionit të FMN-së, Jan Kees Martijn.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me fmn çlirimi i ekonomise lulzim basha basha takim me fmn çlirimi i ekonomise lulzim basha

Sondazh

Poll