Politike

PS shton akuzat, Meta ironi: Nuk kam punë me dele-deputët, kam punën vetëm me popullin (VD)

25 Nëntor 2019, 18:24 Nga DOSJA
PS shton akuzat, Meta ironi: Nuk kam punë me dele-deputët, kam

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me ironi kërkesës së 56 deptuetëve socialistë, të cilët i kanë kërkuar kreut të Kuvendit zgjatjen e afateve të Komisionit Hetimor për shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ka punë me dele-deputetët, por tani ka punë  vetëm me popullin. Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur këtu. Me dele-deputetët unë nuk merrem madje i kam respektuar edhe shumë, presidenti ka punë tani vetëm me popullin shqiptar. Ju pres vetëm me flamuj shqiptar”, u shpreh Meta.

Deputetët e Partisë Socialiste me anë të një kërkese i kanë kërkuar Gramoz Ruçit zgjatjen e afatit të komisionit hetimor dhe një ndër shkeljet e Kushtetutës të bëra nga Presidenti të jetë dhe dekretimi i Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit për referendum. Meta tha se tani populli duhet të marrë fatet e tij në dorë dhe të mos i besojë dele-deputetëve. Kreu i Shtetit u shpreh së në 8 dhjetor do të jetë në shesh, ku do jap detaje për referendumet dhe nuk do shkoj më në zyrë pa bindur qytetarët. Nëse i bind ai do largohet nga politika dhe do ushtrojë sportin e rafting në Skrapar. Presidenti tha se nuk ka më kohë për dialog, por është koha e referendumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dele-deputetet ilir meta meta konference 25 nentor 2019 ps shkarkon metën dele-deputetet ilir meta meta konference 25 nentor 2019 ps shkarkon metën

Sondazh

Poll