Politike

“Kush nuk voton, përjashtohet nga PS”, Hajdari kundër Ramës: Anti-demokratike, u ringjall ndjenja e një diktatori në 3D

25 Nëntor 2019, 15:50 Nga DOSJA
“Kush nuk voton, përjashtohet nga PS”, Hajdari kundër

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka reaguar pas prezantimit të paketës anti-KÇK nga Kryeministri Edi Rama. Në një reagim në mediat sociale, Hajdari ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili tha se deputetët që nuk e miratojnë këtë paketë ligjore do të përjashtohen nga PS.

Pikërisht kjo gjë ka ngacmuar deputeten demokrate, e cila shkruan se ndryshimi i sistemit do i jepte fund kësaj sjellje që për të është anti-demokratike.

E dëgjuat KM? Ai që nuk voton paketën “anti-KÇK” përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS…Mbi 2 orë asnjë kundërpërgjigje. Pamjet e dixhitalizuara ringjallën ndjenjën e një diktatori në 3D. Ndryshimi i sistemit do t’i jepte fund kësaj sjellje anti-Demokratike”, shkruan Hajdari.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prezantohet paketa per kçk rudina hajdari edi rama prezantohet paketa per kçk rudina hajdari

Sondazh

Poll